Mesfushori spanjoll, Isco gjeti kohë për të ndihmuar një zog të vogël gjatë ndeshjes së skuadrës së tij në Grupin B kundër Iranit mbrëmjen e së mërkurës.
Isco dhe bashkëlojtari i tij Jordi Alba janë parë duke qëndruar pranë një zogu gjatë pjesës së parë të ndeshjes në Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, transmeton portali arbresh.info.
Lojtari i Real Madridit u lakua dhe e shpëtoi zogun nga fusha në Kazan Arena.
Derisa Isco po përpiqej për ta kapur atë, zogu fluturoi në një distancë të vogël nga dora e tij.
Në përpjekjen e dytë, Isco ishte i suksesshëm duke arritur ta kap atë. Ai më pas vrapoi dhe doli nga fusha për ta lëshuar në një vend më të sigurt.
Spanja siguroi fitore me rezultat 1 me 0 kundër Iranit falë golit të shënuar nga Diego Costa në minutën e 54′.
Ata do të përballen me Marokun të hënën më 25 qershor, ndeshje që do të jetë edhe e fundit në kuadër të Grupit B./arbresh.info/
PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë: 21% më...
MASHTI: Nuk kemi njoftim zyrtar për aktakuzë
Një muaj paraburgim për 15 komisionerët e arrestuar në Malis...
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në...
E rëndë në Angli/ Vrau me thikë një 12-vjeçar, adoleshenti p...
Kur rrjetet sociale zëvendësojnë barnatoren: rreziku i produ...