Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar sot me deputetët e Parlamentit Holandez nga të gjitha partitë politike në Holandë, shkruan arbresh.info.
Ai para deputetëve ka raportuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, agjendën europiane, bashkëpunimin rajonal si dhe dialogun me Serbinë.
Postimi i plotë i Behgjet Pacollit:
Takimi në parlamentin e Holandës,
Një takim tjetër me rëndësi që zhvilluam sot ishte me Komisionin Parlamentar të Holandës për Punë të Jashtme, ku ishin të pranishëm deputetët e Parlamentit Holandez nga të gjitha partitë politike parlamentare.
Pata kënaqësinë qē të raportoj për të gjitha zhvillimet e fundit në Kosovë, agjendën evropiane, bashkëpunimin rajonal si dhe dialogun me Serbinë.
Vizita ime në Holandë zhvillohët vetëm një ditë para Debatit që do të zhvillohet nesër në parlamentin holandez ku Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës z.Blok do të raportojë dhe do të debatojnë për temat; zgjerimi i BE -së, liberalizimi i vizave për Kosovë dhe tema tjera që lidhën me vendet e Ballkanit Perendimor.
Presim rekomandime pozitive sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe mbështetje të mëtutjeshme në proceset që po kalon Kosova.

Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...
Kryeministri holandez Jetten bisedë telefonike me Ramën për ...
Whitaker i kërkon Serbisë që të rreshtohet me Perëndimin
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hoffenheimi e “blindon” Albian Hajdarin deri më 2031
Pirro Çako dhe Fifi sjellin këngën “Të kam në mend”