Të hënën e kësaj jave u varros Hilmi Haradinaj, babai i dëshmorëve Luan e Shkëlzen Haradinaj.
Varrimi i të ndjerit u bë me nderime ushtarake pas homazheve që u zhvilluan në Kullën e Haradinajve në Gllogjan.
Por edhe sot kanë vazhduar vizitat në familjen Haradinaj, për të shprehur ngushëllime. Kryeministri Ramush Haradinaj ka falënderuar sërish ata që po vizitojnë familjen për ngushëllime duke thënë se po nderohen nga mijëra qytetarë.
Ndryshe për ngushëllime tek Haradinaj sot kanë qëndruar edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli e shumë fytyra tjera publike.
Postimi i plotë:
Edhe sot, mijëra qytetarë nderuan figurën e babës sonë, duke na nderuar e ngushëlluar edhe ne, pasardhësve të tij. Qofshi të nderuar!
Poashtu, homologëve të mi, nga rajoni dhe më gjërë, ju shpreh konsideratat më të larta për letrat ngushëlluese që më kanë dërguar.
RH

Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...
Kryeministri holandez Jetten bisedë telefonike me Ramën për ...
Whitaker i kërkon Serbisë që të rreshtohet me Perëndimin
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hoffenheimi e “blindon” Albian Hajdarin deri më 2031
Pirro Çako dhe Fifi sjellin këngën “Të kam në mend”