Personat që kanë vuajtur dënimin për pjesëmarrje në luftëra të huaja nuk po priten mirë dhe po stigmatizohen nga shoqëria kosovare, tha Lulzim Fushtica, koordinator nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës për parandalimin e ekstremizmit.
Sipas tij, deri tash kanë përfunduar vuajtjen e dënimit 5 persona, të cilët kanë marrë pjesë në konfliktet e armatosura në Siri dhe Irak.
“Sipas disa hulumtimeve që janë bërë, një pjesë e madhe e popullatës nuk i pranon dhe nuk i sheh me sy të mirë këta persona që kthehen në shoqëri. Ata stigmatizohen dhe nëse ne si shoqëri nuk i pranojmë, këta prapë mund të kthehen në problem”, tha Fushtica gjatë një tryeze me disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, ku u fol se si të parandalohet ekstremizmi.
“Duhet të punohet në dy fusha – në fushën që ai person të riintegrohet dhe të bëhet i dobishëm për shoqëri, por duhet të punohet edhe me nivelin komunal dhe me komunitetin që ky person të jetë i pranueshëm”, tha Fushtica.
Problem tjetër, sipas tij, janë gratë dhe fëmijët që gjenden ende në vatrat e luftës.
Sipas policisë, nga viti 2012 e deri më 2016, rreth 359 qytetarë të Kosovës, përkatësisht 255 burra, 49 gra dhe 55 fëmijë kanë shkuar në zonat e luftës në Lindjen e Mesme.
Po ashtu, 41 fëmijë kanë lindur në zonat e luftës, 133 qytetarë të Kosovës janë kthyer, 74 kanë vdekur dhe 195 ende mbesin atje (59 burra, 41 gra dhe 95 fëmijë).
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...