Japonia shkakton befasi, fiton ndaj Kolumbisë

15:57 | 19 Qershor 2018
Arbresh.info

Japonia shënoi fitore të madhe në hapje të grupit H të Kampionatit Botëror – “Rusia 2018” në futboll. Japonezët triumfuan me rezultat 2:1 kundër Kolumbisë. Kolumbia nga minutat e tretë mbetet me një lojtar me pak në fushë.

Futbollisti Carlo Sanchez ndali topin me krahë, kurse gjyqtari Skomina e përjashtoi direkt me karton të kuq dhe referoi penallti për Japoninë.  Futbollistët kolumbian protestuan, por Skomina nuk e ndërrojë mendjen. Futbollisti Shinji Kagawa ka qenë i saktë nga penalltia, 0:1.  Në minutën e 15-të, Inui humbë një rast ideal dhe lëshoi mundësinë ta dyfishoi rezultatin.

Futbollisti Juan Quintero nga goditja e lirë rreth 18 metra dërgon gjuajtje të fortë e përtokë në pjesën e majtë të portës dhe portieri Kawashima nuk mundi ta ndalë, 1:1 në minutën e 39-të.

Japonezët në rast të mirë në minutën e 54-të, kur Osako nga afërsia por në pozitë mjaft të vështirë, goditi fortë por portieri kolumbian Ospina reagon edhe më mirë. Në minutën e 57-të, Inui nga rreth 14 metra gjuajti bukur megjithatë portieri Ospina me paradë shpëtoi gol të sigurt.

Në minutën e 73-të, Japonia siguroi fitoren. Yuya Osako me kokë nga afërsia godet bukur, topi në shtyllën pingule dhe futet në rrjetë, 1:2.

Në minutën e 78-të, James Rodriguez humbë rast që nuk humbet. Në vend të portës ai goditi në këmbë lojtarin rival dhe topi shkoi larg mbi portë. Kolumbia humbi në sfidën e parë, kurse për Japoninë janë tri pikë të mëdha në kuadër të grupit H. Me 24 qershor Japonia ndeshet me Senegalin (17.00) dhe Polonia me Kolumbinë (20.00).

Shpërndaje në rrjete sociale