Tani që Real Madridi ka siguruar nënshkrimin me dy sulmuesit e rinj brazilian, Vinicius ka deklaruar që arritja e Neymarit do t’i ndihmonte shumë atij dhe Rodrygos.
Derisa ‘Los Blancos’ mendojnë nënshkrimin me yllin e Paris Saint Germainit, adoleshenti, së bashku me yllin e Santos – Rodrygon, do të arrijë nga Flamengo, transmeton portali arbresh.info.
“Nëse [Neymari] mund të vijë në Real Madrid, kjo do më ndihmonte mua shumë dhe Rodrgyos”, ka thënë Vinicius për ‘Marca’. ” Në pozitën e tij dhe me eksperiencën e tij, ai do të jetë në gjendje për të na ndihmuar shumë”
“E kam ndjekur atë gjithmonë, që kur eksplodoi. Ai është një njeri shumë i përulur edhe pse ka talent”
“Që nga koha kur kam qenë më i afërt me të, ai gjithmonë më ka uruar fat. Nuk ka asgjë më mirë sesa të qenurit pranë idollit tuaj”
17-vjeçari refuzoi të jap opinion e tij nëse Neymar do t’i bashkohet kampionit evropian këtë verë apo jo, por insistoi se sulmuesi është shumë person modest jashtë fushe./arbresh.info/
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë