Kryetari i Nisma Socialdemokrate Fatmir Limaj, gjatë hapjes së punimeve në degën së kësaj partie në Skenderaj, ka kujtuar kohën kur ka qenë ministër i Transportit dhe asfaltet që i ka shtruar në fshatrat e Skenderajt gjatë kohës sa ishte pjesë e PDK-së.
“Unë ndihem mirë që jam në Skenderaj në një qytet dhe një komunë, që kur kam ardhë në qeverisje në 2007-en, si ministër i Transportit, 97 për qind e fshatrave të Skenderajt kanë qenë në lloq. Dhe kur kam dalë në 2008-en, 98 për qind të fshatrave të Skenderajt kanë qenë të asfaltuara”, kishte deklaruar Limaj.
Por, ish-kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku, u është përgjigjur deklaratave të Limajt. Ai ka thënë se edhe Limaj ka kontributin e vet në zhvillimin e Skenderajt. Megjithatë, Lushtaku ka thënë se Limaj nuk ka fuqi në Skenderaj.
“Limaj nuk po arrin të krijojë as nëndegë në Skenderaj. Ajo që e ka krijuar janë vetëm disa individë”, ka thënë Lushtaku.
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova