Ish-kryetari i Serbisë dhe kryetar aktual i Partisë Socialdemokrate, Boris Tadiqi, ka vlerësuar se Aleksandar Vuçiq çështjen e Kosovës dhe çdo çështje tjetër rajonale e përdor instrument për të mbetur në pushtet ose për ngritjen e popullaritetit të vet.
Tadiq për radio Sarajevën ka thënë se hapësira manovruese e Vuçiqit për zgjidhjen me kompromis të çështjes së Kosovës është më e vogël sesa ajo kur ai ka qenë kryetar.
“Së pari ata kanë pasur hipotekë shumë të madhe nacionalizmi, shovinizmi dhe hipotekën e luftërave të viteve të 90-a, nxitjes së vrasjeve dhe krimeve. Kanë pasur hipotekën e bashkëpunëtorëve të afërt të Milosheviqit. Në rastin e fundit, ata kanë qenë për vazhdimin e luftës kundër NATO-s për dallim nga Millosheviqi i cili ka qenë për Marrëveshje të Kumanovës. Mendoj për Partinë Radikale të Serbisë”, ka thënë Tadiq.
“Ai ka hapësirë manovruese më të ngushtë. Ai ka premtuar, këtë e di, ka premtuar para vitit 2012 se do të jetë fleksibil në temën e Kosovës dhe për këtë arsye ai e ka marrë përkrahjen e vendeve perëndimore. Dhe tani ka ardhur koha që ta zbulojë se çfarë ka premtuar”, pohon Tadiq.
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...
Begaj reagon për vdekjen e Rexhep Qosjes: Një mendje e shqua...
Bedri Hamza ngushëllon familjen e Rexhep Qosjes
Moment viral në Ferma VIP: Mimoza i kërkon dron Era Istrefit
Kuvendi miraton Projektligjin për Shtetësinë