Ish ylli i Manchester United, Adnan januzaj, ka deklaruar se është belg dhe se është shumë i lumtur që luan për Belgjikën.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova këtë e ka deklaruar në konferencën për media para ndeshjes me Panamanë, duke ripërsëritur se është i lumtur që me Belgjikën luan në Botëror.
“Unë kam lindur në Belgjikë, jam belg. Jam i lumtur që ndodhem këtu me shumë lojtarë profesionistë rreth meje, veçanërisht me ekipin kombëtar. Jam shumë i lumtur që jam këtu”, deklaroi Januzaj.
Januzaj para se të vendost për Belgjikën, kishte pasur mundësinë për të luajtur për Kosovën. /arbresh.info/
Pas shembjes së dheut, bllokohet për qarkullim rruga “...
Hoeness: Nëse Isak i kushtoi Liverpool 150 milionë euro, atë...
Shembja e rrugës në Prishtinë, dyshohet se ka pasur rrjedhje...
Pas arrestimit nga SHBA, reagon për herë të parë Maduro: Jem...
Për shkak të shembjes së rrugës, ndalet uji në disa zona të ...
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...