Një princ kamboxhian që dikur ka qenë kryeministër i atij vendi është plagosur, ndërsa gruaja e tij ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti automobilistik në jug perëndim të vendit.
Një taksi goditi makinën e princit Norodom Ranariddh, 74 vjeçar, dhe Ouk Phalla-s, 39 vjeçare, e cila po udhëtonte me të, shkruan BBC
Çifti u dërgua menjëherë në spital, por bashkëshortja e princit vdiq pak orë më vonë.
Ata po udhëtonin për të takuar mbështetësit politikë kur ndodhi aksidenti.
Princi Ranariddh, gjysmë vëllai i mbretit Norodom Sihamoni, drejton një parti politike e cila po kundërshton zgjedhjet e përgjithshme që priten të mbahen muajin e ardhshëm.
Vitin e shkuar, partia opozitare, Partia e Shpëtimit Kombëtar të Kamboxhias u shpërbë dhe kreu i saj u akuza për tradhti.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...