Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, teksa ka folur për Insajderi, është distancuar nga deklaratat e anëtarit të partisë së tij, Bedri Bytyi, i cili u bëri thirrje hoxhollarëve që mos ta varrosin Hilmi Haradinajn, babain e kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Kelmendi, ka shtuar se nuk e përkrah atë postim të bashkpartiakut të tij, Bedri Bytyi.
“Po unë distancohem nga deklaratat e Bytyit. Unë kam dhënë telegram ngushëllimi për familjen Haradinaj dhe kjo len të kuptojë që unë nuk e përkrahi atë postim të Bedri Bytyit. Tashmë u bë e qartë që edhe ai vetë e ka tërhequr atë shkrim, duke u distancuar edhe vetë nga ajo thirrje.
Përkundër që kryeimami Sabri Bajgora, tha për Insajderin, se Bedri Bytyi nuk është imam i BIK-ut, Gëzim Kelmendi thotë se sipas informacioneve të tij, ai mban një post të hoxhës.
“Me informatat që unë i kam, po, ai është imam në një xhami. Edhe pse dorën në zemër, deri vonë ai ka qenë pa punë”, ka thënë Kelmendi.
Kelmendi nuk e përjashtoi mundësinë që partia ‘Fjala’ të marrë ndonjë masë ndëshkuese ndaj Bytyit.
“Do të shohim në të ardhmen se a do të marrim ndonjë masë ndaj tij”, ka thënë Kryetari i Partisë Fjala.
Bedri Bytyi, në zgjedhjet e kaluara kishte qenë kandidat i partisë ‘Fjala’ për kryetar të Malishevës.
Po ashtu ai vjen nga kjo komunë, përkundër që në Facebook-un e tij personal, thuhet se është imam në një xhami të Rahovecit.
Bedri Bytyçi, përmes një postimi për vdekjen e Hilmi Haradinajt, e ka bërë fajtor djalin e tij kryeministër, Ramushin.
“Ia pruni dekën “para” kohe i biri me veprimet e tij!”, ka thënë Bytyçi duke u bërë thirrje hoxhallarëve tjerë që të mos shkojnë për ta varrosur të ndjerin, ashtu siç kërkohet sipas praktikave islame.
“Hoxhallarët s’kanë çka lypin te Gjoka!”, ka shkruar Bytyçi, i cili në fotot e postuara në Facebook shihet të jetë shumë i afërt me kryetarin e partisë Fjala, Gëzim Kelmendin.
Por, ky postim i Bytycit, nuk gjendet më në Facebook-un e tij. Ai tashmë ka vendosur që ta fshijë atë, pas reagimeve të shumta ndaj tij./Insajderi/
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Forbes publikon emrat e 100 grave më të fuqishme në botë për...