Zëvendës kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj njëherit Kryetar i NismësSocialdemokrate ka ngushëlluar familjen Haradinaj me rastin e vdekjes së babait të Kryeministrit Ramush Haradianaj, bacës Hilmi.
Përmes një postimi në facebook, Limaj ka thënë se ka pranuar me dhimbje të thellë lajmin për vdekjen e babait të heronjve të vendit, Luan e Shkelzen Haradinaj.
Postimi i plotë:
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e babait të heronjve të Kosovës, Luan e Shkelzen Haradinajt, bacës Hilmi.
Në emër të Nismës Socialdemokrate dhe në emrin tim personal i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryministrit Haradinaj, familjes dhe gjithë miqve të bacës Hilmi! Bacën Hilmi do ta kujtojmë gjithmonë si një burrë të urtë, i cili i dha shumë Kosovës.
Lavdi jetës dhe veprës se tij! Pusho i qetë baca Hilmi! FL./arbresh.info/
Arrestohet një i ri në Ferizaj, konfiskohet armë zjarri edhe...
Rasti “Banjska”- Dëshmitari nga Shkupi thotë se dëgjoi të sh...
Howard: Pulisic mund të bëhet Salah ose De Bruyne i radhës n...
Dua Lipa uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Presidenti i Senegalit uron Pavarësinë e Kosovës
Avokati i Jakup Krasniqit në fjalën përfundimtare: Jemi të s...