Sipas një raporti mëngjesin e sotëm (e shtunë) nga ‘Sportitalia’, gjiganti në Premierë Ligë – Liverpooli ka kthyer vëmendjen e tyre nga sensacioni i AS Romas, Alisson, te Thomas Strakosha i Lazios.
Liverpooli mësohet se është duke kërkuar përforcime në departamentin e mbrojtjes për shkak se performanca e Loris Karius në finalen e Ligës së Kampionëve i kushtoi atyre me titull, transmeton portali arbresh.info.
Alisson është përmendur si një shënjestër e mundshme, por raportet e fundit sugjerojnë që “Redsat” kanë hequr dorë nga ylli i “Giallorossëve” duke tani kërkojnë nënshkrimin me portierin shqiptar.
Strakosha, i cili është djali i reprezentuesi legjendar të Shqipërisë – Foto Strakoshas, erdhi te Lazio si një talent i ri dhe eventualisht arriti të siguroj pjesëmarrjen në foramcionin startues për edicionin 2016/17.
Strakosha ka qenë startues në të gjitha 38 paraqitjet e Lazios në Serie A këtë sezon duke mbajtur 11 herë portën e pastër.
Bazuar në gazetën e lartpërmendur, Lazio kërkon 40 milionë euro për reprezentuesin e Shqipërisë./arbresh.info/
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...