Policia e Kosovës njofton se mbrëmë, rreth orës 22:30, ka marrë informatën se në një kafiteri në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, po ndodhte një rrahje në mes të disa personave ku janë përdorur edhe mjete të ftohta-thika.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, prokurori i shtetit si dhe ekipi mjekësor, njofton Policia, teksa thotë se të lënduarit janë dërguar në QKUK Prishtinë.
“Nga ana e mjekut është konfirmuar se viktima e rastit (E.I. 26 vjeç) kishte ndërruar jetë, ndërsa dy të dyshuarit janë pranuar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar mjeti i mprehtë-thika me të cilën dyshohet se është kryer vepra”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës në Ferizaj.
Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit (D.SH. 29 vjeç) për veprën penale “vrasje e rëndë” është marrë masa e ndalimit policor për 48 orë, kurse i dyshuari tjetër (M.M. 22vjeç) i dyshuar për veprën penale “pjesëmarrje në rrahje” gjithashtu është marrë masa e ndalimit policor për 48 orë.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Hetuesit policorë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë duke u marrë me rast.
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...
Kounde vendimtar – Barça shënon fitore të rëndësishme ...
Digjet depoja e një marketi në Tophane të Prishtinës
Atalanta shënon fitore të madhe me përmbysje ndaj Chelseas n...
Haradinaj: Dubrava nuk ka kate të mjaftueshme për këta të ko...
Java Kundër Korrupsionit/ Kurti: Shkatërruam 146 grupe krimi...