Pas 30 ditëve ushqim të programuar, të gjithë myslimanët janë gati për t’u ulur në tryezën e madhe të Bajramit dhe për të shijuar gjithçka. Megjithatë, mjekët këshillojë që duhet të keni kujdes me dietën ushqimin menjëherë pas Ramazanit.
Drejtori i Shëndetit Publik në Samsun, Turqi, Dr. Mustafa Kasapoğlu, paralajmëroi se konsumi i tepërt i ushqimit pas Ramazanit mund të çojë në shumë probleme shëndetësore që lidhen me stomakun dhe zorrët.
“Gjatë Ramazanit, njerëzit ulin sasinë e ushqimit që i japin trupit dhe ngadalësojnë në këtë mënyrë metabolizmin. Gjëja e parë që duhet të bëni është të ndihmoni që metabolizmi të kthehet dalëngadalë në normalitet”,- thotë Dr. Kasapoğlu.
Për të lehtësuar këtë tranzicion, ekspertët këshillojnë të hani nga pak, por çdo tri orë. Gjithashtu, konsumi i ujit duhet të rritet, ndërsa konsumi i kafes dhe çajit duhet reduktuar.
Osmani uron Pashkët: Për shumë mot të dashur vëllezër e motr...
Abdixhiku uron Pashkët: Simbol i shpresës, solidaritetit dhe...
Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për krime lufte në ...
Messi shënon me kokë nën tribunën “Leo Messi” në...
Irani pretendon se ka rrëzuar tre aeroplanë amerikanë
Hamza uron Pashkët: Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shu...