Shkencëtarët dhe kuzhinierët italianë pohojnë se e kanë krijuar picën e cila e parandalon kancerin dhe sëmundjet e zemrës. Pica Pascalina është bërë në Napoli, ndërsa ajo u cilësua edhe si “pica e cila e zgjatë jetën” dhe “pica antitumoriale”.
Pascalina është bërë nga përbërësit e kuzhinës mesdhetare për të cilën dihet se është e mirë për shëndetin, transmeton Koha.net. Ajo do të jetë në shitje gjatë festivalit të picës në Napoli.
Shkencëtarët nga Instituti Kombëtar për tumore në Milano treguan se këtë picë mund ta hani dy herë në javë.
Picën e krijuan së bashku studiuesit, furnizuesit, prodhuesit e ushqimit dhe konsumatorët. Ata shpresojnë t’i inkurajojnë njerëzit që të hanë shëndetshëm dhe të tregojnë se pica mund të jetë një ushqim i shëndetshëm.
Brumi është standard nga mielli i bardhë, ndërsa në të ka domatina, ullinj, vaj ulliri ekstra të virgjër, hudhër, spec djegës dhe lloji i brokolit rapini. Këta përbërës e zvogëlojnë rrezikun prej sëmundjeve kardiovaskulare dhe disa llojeve të kancerit që shfaqen në sistemin e tretjes.
Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit
Katari rihap hapësirën ajrore pas sulmeve të Iranit
Ushtria izraelite lëshon paralajmërim të ri për evakuim nga ...
Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë r...
Barcelona po përgatitë largimin e Ronald Araujos – tre emra ...
Macron thirrje pas sulmeve në Katar: Spiralja e kaosit duhet...