Ndryshe nga ç’mendojnë shumica e njerëzve, shkaktari më i shpeshtë i fjalosjeve mes çifteve nuk është pastrimi i rrobave apo përvjetorët e harruar.
Më shumë se gjysma e çifteve të martuara ia drejtojnë gishtin vjehërrisë si shkaktari kryesor i fjalosjeve të tyre, sipas një anketimi me 2,000 britanikë.
Kjo do të thotë se vjehrrit japin mendime të padëshiruara, nuk pajtohen me mënyrën si nipat dhe mbesat e tyre janë duke u rritur, etj.
Thuajse gjysma e çifteve të anketuara kanë thënë se prindërit e njëri-tjetrit ndërhyjnë në lidhje, duke shkaktuar të paktën një konflikt në muaj – përderisa një në pesë çifte kanë deklaruar se vjehrri dhe vjehrra janë përgjegjës për mungesën e privatësisë në martesën e tyre. /Telegrafi/
Ministrja e Arsimit në RMV nuk i lejon të flasin shqip, mome...
Bajrami kërkon heqjen e plotë të masave, zyrtarja e BE-së vl...
Derisa priten faturat e reja të rrymës, Kosova paguan edhe p...
Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake – në maj...
Aksident në Ozdrim të Pejës, lëndohen katër persona
Përplasje fizike në Big Brother? Marko eskalon ndaj Shëndrit...