Gjykata Themelore e Prizrenit ka shpallur sot vendimin ndaj pesë zyrtarëve policorë që dyshohet se kishin keqtrajtuar persona të zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës.
Njëri prej policëve është shpallur i pafajshëm ndërsa katër të tjerë gjykata i ka dënuar me burgim me kusht me kohëzgjatje prej katër muajsh.
I.Z është shpallur i pafajshëm në mungesë të provave ndërsa I.I nga Komuna e Dragashit së bashku me I.Z, F.B, B.H dhe G.H nga Prizreni janë shpallur fajtor.
“I akuzuari me iniciale I.Z. nga Prizreni, në mungesë të provave është shpallur i pafajshëm ndërsa të akuzuarit e tjerë me iniciale I.I., nga fshati Bordosan- Komuna e Dragashi, F.B., B.H, dhe G.B. nga Prizreni, gjykata i ka shpallur fajtorë dhe janë dënuar me burgim me kusht në kohëzgjatje prej 4 muajsh i cili dënim nuk do të ekzekutohet në afatin e verifikimit prej 1 viti”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.
Të njëjtit dyshohen se më datën 05.04.2015, rreth orës 21.35 minuta në pikën kufitare, në fshatin Vërmicë, Komuna e Prizrenit, në bashkëveprim si persona zyrtarë duke keqpërdorur detyrën apo autorizimet e tyre, i keqtrajtojnë, i frikësojnë, ose i fyejnë rëndë dinjitetin personave tjerë.
Tymi i madh në Obiliq, KEK: Probleme të përkohshme në elektr...
Flick flet rreth lëndimit të Yamal
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shkak dyshohet një sh...
Sulmi i madh rus ndaj Ukrainës vret katër persona
Aplikoi me patentë-shofer serb fals për konvertim në të Koso...
Kalim ilegal i kufirit në Han të Elezit, ndalohen tre person...