Shefi i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli është duke raportuar para Komisionit për Punë të jashtme, diasporë dhe investime strategjike rreth procesit të njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
I pyetur nga komisioni se cilat janë arsyet e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën për të mos e bërë këtë, Pacolli ka thënë se shumica e shteteve kërkojnë gjëra që Kosova nuk mund t’i ofroj.
Ai ka përmendur edhe shtetin rus për të cilin ka thënë se ka pasur takime me diplomatë rus por ata i kanë thënë që më vazhdu dialogun me Serbinë, shkruan arbresh.info.
“Në takimet e fundit me diplomatë rus që kam pasur kanë thënë dialogoni me Serbine se ne nuk kemi asgjë kundër Kosovës”, tha ai.
Pacolli tha se shumica e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën nuk kanë interes për ta bërë këtë.
“Ata kërkojnë armë, gjë që ne nuk mund t’ua ofrojmë ndërsa Serbia po. Kërkojnë marrëveshje për arsim gjë që unë nuk mund t’ua ofroj”, është shprehur Pacolli./Arbresh.info
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos
Kamioni doli nga rruga dhe ra në greminë, shtetasi i Kosovës...
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...
Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë do...