Legjenda e futbollit kosovar dhe kryetari FFK-së, Fadil Vokrri, ndërroi jetë të shtunën pas një sulmi në zemër, kurse të dielën u varros me nderime shtetërore, me pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve në ceremoninë mortore
Fadili, iku nga kjo botë, por pas vetes la një karrierë të pasur prej futbollisti dhe kontributin e paçmueshëm si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, në anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.
Ai u cilësua si ikona e futbollit të Jugosllavisë, ku bëri karrierë të bujshme në Prishtinë dhe Partizan të Beogradit.
Pikërisht, kjo e fundit ka bërë edhe një dokumentar të shkurtër që e ka shfaqur në televizionin e klubit.
Disa prej momenteve më të rëndësishme si dhe golat që nuk janë parë ndonjëherë, janë shfaqur në këtë film, transmeton Telegrafi.Kujtojmë se 57-vjeçari ishte shpallur kampion me klubin serb, duke i sjell titullin pas më shumë tre dekadave.
Ndryshe, shumë personalitete ndërkombëtare e kanë kujtuar ish-kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës.
https://www.facebook.com/frontvip/videos/236998823729484/
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë