Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se Lidhja Shqiptare e organizuar nga të dy akademitë e popullit tonë disa vite pas është koha që shkencëtarët të fillojnë dhe të shqyrtojnë këtë histori.
“Të dy akademitë tona mundë të veprojnë në kushte shumë më të volitshme se vite më parë tash s’ka më diktaturë. Lidhja e Prizrenit ishte veprim i situatës politikë në atë kohë. Në atë kohë shumica e trojeve shqiptarëve ju jepeshin shteteve fqinje dhe kishte vazhdimisht kërcënime për copëtimin e trojeve shqiptare.
Lidhja e Prizrenit është organizata më e rëndësishme për popullin shqiptarë, kryengritje të shumta dhe memorandume e karakterizuan Lidhjen e Prizrenit. Pikërisht në atë kohë vunë themelet e rëndësishme territoriale. I jemi mirënjohës atyre personave të cilët ndryshuan gjendjen e shqiptarëve duke marrë vendime të rëndësishme, nuk ka si të harrojmë Avdyl Frashërin, Ymer Prizrenin, Sylejman Vokshin të cilët bënë arritje të madhe dhe ndryshim të gjendjes së popullit shqiptarë. Padrejtësisht shumë troje mbetën jashtë Shqipërisë siç është Kosova”.
Tutje ai tha së pas një shekulli torturë Kosova arriti të krijoj shtetin e saj dhe të çlirohet.
“Pas këtyre viteve në jemi duke shkuar drejt Integrimeve Evropiane, Shqipëria është anëtarë e NATO-s ndërsa ne jemi duke punuar për të hyrë në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi./Arbresh.info
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...