Për momentin, nuk ka asnjë datë për takimin e radhës të presidentit të Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi, për përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të arritur një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, por kontaktet janë në vazhdim e sipër edhe sa i përket ekipit të ekspertëve.
Kështu bëri të ditur sot Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Maja Kocijançiq, me rastin e një deklarate nga zyrtarët në Beograd se dialogu do të vazhdojë dhe se data do të njihet sot ose nesër.
E pyetur për një raund të ri dialogu në nivelin teknik pas njoftimeve nga Prishtina zyrtare ku kreu i delegacionit të Kosovës në nivelin teknik me Serbinë, Avni Arifi, hodhi poshtë ftesën e BE-së për të marrë pjesë në një takim më 7 dhe 8 qershor në Bruksel, ku do të duhej trajtuar për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (AKS), Kocijançiq tha se një takim i tillë nuk ishte planifikuar.
“Asnjëherë nuk kemi thënë që një takim i tillë është planifikuar për sot, por dua t’ju njoftoj se dialogu në nivelin teknik vazhdon,” tha ajo, transmeton RTK.
Kocijançiq përsëriti se Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini personalisht në mënyrë të rregullt raporton anëtarët e BE-së për dialogun Kosovë Serbi, në mbledhjet e Këshillit të Ministrave të Bashkimit, ndërsa ekipi i saj i informimit mbi rrjedhën e dialogut informon përfaqësuesve dhe anëtarëve të BE-së në kuadër të grupeve të ndryshme të punës të Këshillit të BE.
Gashani:Dyfishohet mbështetja financiare për sportistet dhe ...
Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizm...
Qytetarëve u bëhet thirrje që nesër të shmangin pikëkalimin ...
Gjermania bëhet eksportuesi i katërt më i madh i armëve në b...
Albulena Haxhiu priti Shefin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McG...
Kurti priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për ...