Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur i kënaqur para kryeparlamentarit të Sllovakisë, Andreja Danko, ‘për marrëdhëniet e mira e shumë miqësore’, me vendin me të cilin i bashkon mosnjohja e pavarësisë së Kosovës.
Ndërsa kryeparlamentari sllovak iu falënderua Vuçiqit për kujdesin që mban ndaj pakicës sllovake në Serbi (jetojnë së paku 50 mijë sllovakë, kryesisht në Vojvodinë – plotësim ynë), presidenti serb i shfaqi brengosjen “për shkak të sulmeve të shpeshtuara ndaj serbëve në Kosovë” dhe shtoi se “për hir të paqes e të stabilitetit është e rëndësishme të vazhdojnë bisedimet e Brukselit”.
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG