Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vizituar Vjenën, ku është takuar me kancelarin austriak Sebastian Kurz.
Gjatë vizitës së tij në Vjenë Putini i ka bërë thirrje BE-së që të heq sanksione mbi Rusinë, të cilat ishin vendosur pasi Rusia aneksoi Krimenë e Ukrainës dhe i dha mbështetje separatistëve në Ukrainën lindore.
Sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, Putin i ka quajtur të dëmshme për të dy palët, raporton DW, përcjell lajmi.net.
“ Këto veprime janë të dëmshme për të gjithë, si për ata që i iniciojnë dhe për ata të cilëve iu drejtohen”, ka thënë Putin në një konferencë shtypi.
Putin i ka konsideruar në interes të të gjithëve anulimin e sanksioneve.
“Për këtë arsye mendoj se të gjithë kanë interes në anulimin e tyre”, ka thënë Putin.
Kancelari austriak, Kurz ka thënë se situata në Ukrainën lindore duhet të përmirësohet përpara se sanksionet të hiqen.
“Ne besojmë së një situatë e favorshme është më e dobishme për të dy palët se një situatë e humbur”, ka thënë Kurz.
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu
Kristi rikthehet në shtëpinë e BBVA
Kiana Kryeziu rikthehet sot në Milano-Cortina 2026