Një shkencëtar ka zbuluar se çdo pesë sekonda vdes nga një person si pasojë e duhanit.
Ndonëse miliona njerëz vdesin në vit nga sëmundjet e mushkërive, shkencëtarët bëjnë të ditur se sëmundjet e mushkërive do të bëhen vrasësi i katërt më i madh i njerëzve deri në vitin 2020, menjëherë pas sëmundjeve të zemrës dhe kancerit, transmeton Telegrafi.
Këto të dhëna janë publikuar gjatë një seminari të mbajtur nga pulmologu Syed Zafaryab Hussain, i cili është ekspert i sëmundjeve që kanë të bëjnë me frymëmarrjen.
Dr. Hussain i ka shfrytëzuar hulumtimet e tij për t’i theksuar rreziqet e pirjes së duhanit, duke paralajmëruar se më shumë njerëz vdesin nga pirja e duhanit sesa nga terrorizmi.
Ai gjithashtu u bën thirrje të gjithë doktorëve t’i informojnë vazhdimisht pacientët për rreziqet e pirjes së duhanit.
Më shumë se një miliard njerëz anë e mbanë botës pinë duhan, ndërkaq shumica e duhanpirësve janë meshkuj (942 milionë meshkuj dhe 175 milionë femra).
Vlen të ceket se 80% e atyre që pinë duhan jetojnë në shtete me të ardhura të ulëta ose mesatare, ndërkaq shteti ku qytetarët pinë më së shumti duhan është Kina.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje