Rreth 70% e femrave në fazat e para të njërës prej formave më të zakonshme të kancerit të gjirit mund të mos kenë nevojë për kimioterapi, si pjesë e trajtimit kundër sëmundjes së rëndë.
Për të dalë në këtë përfundim, studimi i shumëpritur i Shoqatës amerikane të Onkologjisë Klinike analizoi një test gjenetik të përdorur gjerësisht për të testuar rrezikun e kancerit, mbështetur në 21 gjene të lidhura me rishfaqjen e atij të gjirit.
Të dhënat konfirmuan se, përmes përdorimit të këtij testi për të vlerësuar rrezikun e rishfaqjes së sëmundjes, “shumë gra mund të shmangin trajtimin e fortë, e në këtë rast të panevojshëm me kimioterapi”, thotë autori kryesor i hulumtimit, Dr. Joseph Sparano.
Pjesëtarë të tjerë të ekipit shprehën kënaqësinë e tyre për këtë zbulim, duke kujtuar shqetësimet që ndanin prej kohësh mbi trajtimim me kimioterapi dhe efektet anësore të padëshiruara të tij. Ai i gjirit është forma më e përhapur e kancerit te femrat nëpër botë.
Qendra ndërkombëtare e Fondeve Kërkimore për Kancerin raportoi 1.7 milionë raste të reja në vitin 2012. Për shumë prej grave që i janë nënshtruar kimioterapisë, pasojat kanë qenë dërrmuese, duke nisur nga anemia, dobësimi i ndjeshëm i sistemit imunitar, rënia e flokëve, diarreja, lodhja e skajshme dhe humbja e kujtesës./tch
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid