Rita Ora dhe Ermal Meta gjatë javës së kaluar ishin në kryeqytetin shqiptar të Tiranës.
Dyshja shqiptare ka performuar në sheshin Skënderbej para një numri të madh të fansave, ku supozohet se ishin të pranishëm rreth 250 mijë veta.
Por, në Shqipëri ka plasur debati se me paratë e kujt u organizuar koncerti i artistëve dhe sa para janë shpenzuar.

Në një lidhje telefonike në emisionin “Dita e 8”, kryebashkiaku Erion Veliaj sqaroi se për ardhjen e dy këngëtarëve në Tiranë nuk është shpenzuar asnjë qindarkë duke iu përgjigjur opozitës.
“Të gjitha kanë qenë falas sepse këtë kemi dashur të bëjmë që në fillim e këtë kemi bërë. Unë besoj se të rinjve shqiptarë duhet t’u jepet mundësia të shohin një koncert falas”, tha Veliaj.
Kujtojmë se një koncert madhështor Rita e ka mbajtur edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, me rastin e përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së vendit tonë.
Ndryshe, këngëtarët ndaras janë duke punuar në projekte të ndryshme muzikore.
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...