Studimi ka analizuar 6000 aplikues fiktivë me prejardhje të ndryshme mes viteve 2014 dhe 2016, shkruan albinfo.ch. Shumica aplikonin për punë si kuzhinier, mekaniçar ose shitës. Studimi përveç origjinën e prindërve ka marrë parasysh edhe përkatësinë fetare.
Në kohën kur personat vendas merrnin 60 përqind të përgjigjeve pozitive, ata me prindër emigrantë kishin 51 përqind përgjigje pozitive – me të njëjtin kualifikim.
Njerëzit me rrënjë nga Afrika dhe vendet muslimane diskriminoheshin edhe më tepër. Si shembull, aplikuesit me origjinë shqiptare merrnin ftesë në intervistë ose ndonjë telefonatë të dytë për pyetje shtesë vetëm 41 përqind. Ngjashëm negativisht trajtoheshin edhe aplikuesit pakistanezë, domenikanë, etiopianët dhe marokenët.
Diçka kurioze ishte se aplikuesit me emra spanjollë si Alvaro ose Alma Martínez merrnin 73 përqind të përgjigjeve pozitive në pranimin e punës. Në vendin e dytë qëndronin japonezët, më pas polakët dhe zviceranët. Gjermanët qëndronin në vend të pestë.
Pra siç përfunduan studiuesit, punëdhënësit më shumë ishin të interesuar në vlerat dhe kulturat e punëkërkuesit, sesa dallimet e shkollimit.
Studiuesit e përmbyllën analizën se në kohët e ndryshimeve demografike është me interes që të ketë konkurrencë të lirë dhe shansë të barabarta për të gjithë punëkërkuesit – pavarësisht se çfarë emri kanë ose nga ku kanë emigruar prindërit e tyre.
5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos...
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amer...
Përparim Rama mbështet “protestën gjithëkombëtare” në RMV: S...
Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në “Ibrahim Rugo...
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës
Ngjarje e rëndë në Gostivar: Gjendet e varrosur një grua që ...