Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur ish-kryeministrin italian, Massimo D’Alema.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar ish-kryeministrin italian për angazhimin e tij për Kosovën dhe rajonin.
“Faleminderit për angazhimin tuaj personal, për përkrahjen për Kosovën dhe rajonin. Do të jemi mirënjohës përgjithmonë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ndërsa, ish-kryeministri italian, Massimo D’Alema, ka thënë se Kosova ka ecur përpara.
“Kosova ka ecur përpara. Është koha që i tërë rajoni të lëvizë drejt BE-së”, u shpreh ai.
Presidenti Thaçi dhe ish-kryeministri italian kanë folur edhe për rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore në Ballkanin Perëndimor, duke përmendur edhe rëndësinë e Samitit të Sofjes si konfirmim i perspektivës evropiane për rajonin tonë.
Pak orë para shortit të Kosovës, Ademi në Bruksel takohet me...
Përfundon me Veselin, radhën e ka mbrojtja e Selimit
Mbappe në dyshim për ndeshjen me Real Sociedadin
“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët ...
Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, e dorëzon një t...
Kiana Kryeziu nuk mund ta përfundojë garën në “Super G...