Transferimi i Marttia Perinit te Juventusi duket i kryer pasi raportet pretendojnë se ai do të niset për një test mjekësor në Turin pasditen e sotme (e martë).
Portieri i Genoas ishte në qytet pasi ka luajtur për Italinë mbrëmjen e kaluar në miqësoren kundër Arabisë Saudite, transmeton portali arbresh.info. Bazuar në një raport nga ‘Sky Sport’, ai vazhdoi qëndrimin në hotel këtë mëngjes pasi dy klubet janë në kërkim të një marrëveshje.
Besohet se ai tani është larguar nga hoteli për stadiumin Allinaz, ku ai do t’i nënshtrohet një testi mjekësor në objektin J-Medical.
Raporti nga Gianluca di Marzio sugjeron që trajneri gjeneral i Juventusit dhe presidenti i Genoas, Enric Preziosi janë parë duke u larguar së bashku nga Lega Serie A pas një takimi dhe të dy janë parë duke u qeshur.
Kjo lë të kuptohet që një marrëveshje është arritur pas takimeve të sotme gjithashtu për të drejtat televizive./arbresh.info/
Fillon aplikimi për certifikim të subjekteve politike e dorë...
MINT publikon çmimet tavan të derivateve për sot
Operacion antidrogë në Elbasan, shoqërohen 26 persona, sekue...
Tragjedi në Meksikë: Së paku 11 të vdekur nga rrokullisja e ...
Vie reagimi nga Berlini pas kërcënimeve të Trumpit për heqje...
Pentagoni konfirmon tërheqjen e 5000 trupave nga Gjermania, ...