Ylli i Argjentinës dhe Barcelonës, Lionel Messi insistoi se ai ishte “vetëm një tjetër lojtar” pavarësisht se konsiderohet si njëri nga më të mirët e të gjitha kohërave.
30-vjeçari, i cili ka fituar pesë Topa të Artë, ka shijuar një karrierë të jashtëzakonshme te gjiganti në La Liga, transmeton portali arbresh.info. Por, derisa është duke u përgatitur për Kampionatin Botëror, superylli ka thënë se ai ishte thjeshtë si lojtarët e tjerë.
“Nuk e konsideroj vetën më të mirin, unë mendoj se jam thjeshtë një tjetër lojtar”, i ka thënë Messi revistës ‘Paper Magazine’, në të cilën ai postoi me një dhi për një foto sesion.
“Në fushë, ne jemi të gjithë të njëjtë kur ndeshja fillon”
Edhe pse ka fituar nëntë tituj në La Liga gjatë kohës së tij te Barcelona dhe katër tituj në Ligë të Kampionëve, Messi ende nuk ka fituar ndonjë trofe madhështor me Argjentinën./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...