Manchester United e ka kompletuar transferimin e brazilianit Fred nga Shakhtar Donetsk i Ukrainës, transmeton arbresh.info.
Gazeta e madhe angleze ‘Daily Mail’ ka informuar se mesfushori i ka kryer tashmë vizitat mjekësore te skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho.
Vlera e transferimit të tij në Manchester United e kap shifrën e 60 milionë eurove.
25 vjeçari ishte i kërkuar edhe nga Man City, por në fund ka vendosur për skuadrën më të trofeshme në Angli.
Fred i cili në edicionin e fundit ka shkëlqyer në kampionatin ukrainas, e ka fituar edhe një ftesë nga Kombëtarja e Brazilit për Kampionatin Botëror Rusia 2018. /arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një 86 vjeçar në Gjakovë
BE i jep Ukrainës 2,8 miliardë euro ndihmë të re financiare
KQZ publikon të dhënat: Gratë më të votuara në zgjedhje
Çmimet e derivateve: Nafta 1.54€, benzina 1.41€
Tërmeti në Filipine: Numri i viktimave rritet në 37, qindra ...
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...