Me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë ka nisur studimi i fizibilitetit për SHSKUK-në, i cili do t’i hapë rrugë projektit prej rreth 50 milionë eurosh për pajisje mjekësore.
Brenda 8 muajve, ekipi i ekspertëve nga Evropa që ka ardhur në Kosovë, do ta bëjë gati dokumentin strategjik, në bazë të të cilit do të orientohen investimet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, si pjesë të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Projekti i studimit të fizibilitetit, i financuar nga “Western Balkans Investment Framework”, do të realizohet përmes asistencës teknike të ËBIF-IPF 6 me përkrahje të Bankës Evropiane për Investime.
Projekti ka për qëllim të vlerësojë gjendjen ekzistuese të infrastrukturës së pajisjeve mjekësore në kujdesin dytësor dhe tretësor shëndetësor në Kosovë, dhe
nevojat për: Pajisje të reja; staf shtesë profesional; trajnime specifike të stafit për përdorimin e pajisjeve; mbështetje teknike dhe material shpenzues për pajisjet.
Projekti do të zgjasë 8 muaj dhe në fund të tij ekspertët ndërkombëtarë në bashkëpunim me stafin vendor profesional do ta prezantojnë listën e pajisjeve të duhura mjekësore me specifika teknike, si dhe rekomandimet për stafin dhe trajnimet e duhura për të përdorur pajisjet mjekësore.
Ky studim do të tregojë gjendjen reale ekzistuese dhe do të mundësojë aplikimin për fonde për të siguruar pajisjet e duhura mjekësore.
Studimet e tilla të mbështetura në dëshmi, nën ombrellën e Ministrisë së Shëndetësisë, janë e vetmja mënyrë për t’i pasqyruar nevojat reale të institucioneve tona shëndetësore.
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...