Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj bashkë me bashkëshorten e tij kanë qëndruar sonte në Tiranë.
Ata kanë ndjekur nga afër performancën e Rita Orës në kryeqytetin e Shqipërisë.
Me këtë rast, Haradinaj është takuar edhe me të parin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.
Postimet e Haradinajt në Facebook:
Erion Veliaj e ka kthyer Tiranën në qytet me pamje e shkëlqim europian.
Të parin e kryeqytetit shqiptar e përgëzova për infrastrukturën moderne, transportin publik funksional, parqet dhe rrjetin brilant të kopshteve për fëmijë.
Erioni duhet t’u shërbejë si model kryetarëve të qyteteve shqiptare për zgjidhjet efektive, që bënë për komunitetin, si dhe për shpirtin që u jep hapësirave urbane.
RH
Ishte kënaqësi që së bashku me të parin e Tiranës, Erion Veliaj, ta shijonim performansën magjike të Rita Orës.
Të mbushë krenari prania e sontme në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, që tuboi shqiptarët nga të gjitha hapësirat.
RH




Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...