Pas rrëzimit nga pushteti të kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy, me miratimin e mocionit të mosbesimit gjatë paradites së kësaj të premteje, dhe me ardhjen e kryeopozitarit Pedro Sanchez në postin e kryeministrit, Kosova mund të ketë një “aleat” më shumë në arenën ndërkombëtare.
Spanja është një prej 5 shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, ndërsa Rajoy refuzoi gjithashtu të ulej në të njëjtën tryezë me Thaçin gjatë samitit mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor të mbajtur gjatë majit në Sofje.
Por, tashmë në karrigen e kryeministrit të Spanjës është ulur kryesocialisti Sanchez, një koleg i së njëjtës parti me Javier Solanën, ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s gjatë ndërhyrjes së aleancës në Kosovë në vitin 1999 për të larguar serbët, e më vonë edhe përfaqësues i lartë i BE-së.
Sipas disa medieve spanjolle, por edhe biografisë së tij online, Pedro Sanchez raportohet të ketë punuar në Kosovë, si pjesë e misionit të OKB-së, UNMIK./tch/
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve
Tetë të lënduar në një aksident në Gllarevë
Vdes Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë
MINTI kërkon deklarim e ndarje të qartë të produkteve të qum...
U bllokua nën kamion, ky është viktima që vdiq sot në vendin...
Raporti britanik ngre shqetësime serioze për procesin ndaj k...