Në vazhdimin e seancës plenare që është duke u mbajtur është folur edhe për manipulimin që është bërë me listat e veteranëve të luftës, raporton arbresh.info.
Në debat Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar një rezolutë ku kërkohet formimin i një komisioni për të hetuar këtë çështje.
E kryetari i Kuvendit, që edhe ka qenë pjesë e luftës së fundit, ka thënë se duhet të qartësohet deri në fund kjo akuzë që po bëhet prej kohësh.
“Nuk është mirë që të manipulohet më këtë çështje, sepse pastaj po goditen luftëtarët e ata që kanë manipuluar po mbeten anash. T’ia nisim nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, e ta shohim a i kemi familjarët tanë në këto lista. E pastaj të shkohet tek ata që e kanë sha UÇK-në, se lëre më që nuk kanë qenë në luftë. Unë e jap nënshkrimin i pari për formimin e këtij komisioni”, ka thënë mes tjerash kryeparlamentari./Arbresh.info/
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG