Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur përsëri për përçarjet në partinë e tij.
Kurti u pyet në Top Channel se përse u largua një nga figurat kryesore të Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti.
Ai ka thënë se “nuk ka ndarje të Lëvizja Vetëvendosje, por dalje të disa personave të cilët nuk i kanë bërë dëme Vetëvendosjes, por vetes së tyre”.
“Fryma e Vetëvendosjes është ajo që ne mbajmë antarësinë tonë. Për mua është enigmatike, të gjitha qëllimet e kësaj dalje nga lëvizja Vetëvendsoje, ku dihet që ne do të jemi qeverisja e ardhëshme”, është shprehur ai.
“Shpend Ahmeti doli që nuk ka qënë ndërmjetësues, pasi është bërë kryetar i një partie tjetër, mua smë ka thënë asnjëherë se kishte ambicje për tu bërë kryetar, por e kishte mendjen vetëm te kryeqyteti”, ka thënë Kurti.
“Dorëheqja e Ahmetit, nuk ëhtë Vetëvendosje, është iracionale, pasi sondazhet sot tregojnë se del fituese në zgjedhjet e reja, ndërsa partia e re, maksimumi do shkojë dy përqind. Kjo është absurd pse janë larguar, koha do tregojë të vërtetën”, është shprehur ai.
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...