Veçoria e re jetë-shpëtuese e smartfonëve të ‘Google’

17:47 | 6 Tetor 2019
Arditë Shkodra

Telefonat e ardhshëm të gjigantit teknologjik ‘Google’ do të jenë në dijeni të vërejnë kur do pësojë aksident pronari, duke njoftuar menjëherë numrin e emergjencës.

”Do të jenë gjithashtu të mundur të njoftojnë shpejt urgjencën, duke u dërguar atyre lokacionin, ngjitur me një mesazh të personalizuar”, sipas faqes së internetit  XDA-Developers, transmeton lajmi.net.

Mjeti komunikues i ‘google’ do të jetë në gjendje të zbulojnë nëse përdoruesi i automjetit ishte përfshirë në një aksident trafiku.

Në këtë rast, do të lëkundet dhe do të aktivizojë alarmin duke e pyetur përdoruesin nëse ai ka nevojë për ndihmë.

Në rast të mos-marrjes së përgjigjes, telefoni i zgjuar do të thërrasë automatikisht shërbimet e urgjencës duke ua dërguar lokacionin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm