Sot në Shkup do të mbahet parada e komunitetit LGBTI, me qëllim që të rriten të drejtat e këtij komuniteti në vend.
Parada organizohet nga Rrjeti kombëtar për luftimin e homofobisë dhe transfobisë, nga ku theksojnë se mbajtja e paradës së parë përkon me 50 vjetorin e rebelimit në Stonewall – një ngjarje që konsiderohet të jetë një pikë kthese e lëvizjen për të drejtat e njerëzve LGBTI.
Pjesmarrësit priten të fillojnë paradën nga ora 11:00 në parkun “Gruaja luftarake”(Zhena Borec). Një orë më vonë, pritet të marshojnë në Sheshin e Qytetit. Rreth orës 14:00 do të fillojë programi muzikor, ku do të performojë Tamara Todevska.
Në qytetin e Shkupit sot gjithashtu mbahet edhe një marsh paralel kundër paradës së komunitetit LGBTI. Marshi udhëhiqet nga metropoliti Agatangel, ndërsa promovon vlerat tradicionale të familjes.
Qëllimi i kësaj ngjarjeje, sipas thirrjeve publike, është të tregojë të vërtetën rreth asaj se çka është martesa, familja dhe gjinia, dhe si ato kontribuojnë në jetë./alsat
Aksident në Kçiq të Mitrovicës, s’dihet për të lënduar
Pse duhet të hani më shumë hudhra gjatë verës?
Përfshihet nga zjarri mali në Samadraxhë
Ardhja e bashkatdhetarëve, zgjatet orari i shërbimeve komuna...
Konfirmohet një tjetër lajm ekskluziv i Arbresh.info/ Dushi ...
Tentim vrasje në Shtime, plagoset një 38 vjeçar – i dy...