Google ADS

Statujat Jizo në Japoni, lehtësim për prindërit që humbën fëmijët gjatë abortit spontan

23:50 | 11 Janar 2017
Trina Galanxhi

Prindërit të cilët humbasin fëmijën e tyre, si pasojë e abortit të padëshiruar, shpesh herë e kanë shumë të vështirë që ta kalojnë dhembjen për një kohë të shkurtër.

Për këtë arsye japonezët kanë “shpikur” një traditë e cila po përhapet me shpejtësi edhe në vendet perëndimore.

Sipas traditës në tempujt kryesor të vendit dhe në varreza  vendosen statujat Jizo që sipas traditës japoneze budiste mbrojnë foshnjat e palindura në jetën e përtejme.

Statujat janë të veshura me rroba të ngrohta me shpresën se do të bëjnë të njëjtën gjë edhe për foshnjat e palindura.

Kjo traditë ka mbërritur deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës .

Amerikania Angela Elson ka thënë për Neë York Times se statuja i kishte sjellë asaj një paqe dhe qetësi pas dështimit të foshnjes së saj vetëm 10-të javëshe.

“Kjo është një mënyrë shumë e mirë që unë mos ta harroj fëmijën tim krejtësisht”, ka thënë ajo.

Në Japoni përveç statujave ekziston edhe Shoqata e Abortit e cila u vjen në ndihmë me këshilla grave që kanë pësuar një abort.

Ajo gjithashtu shpërndan certifikata, organizon ceremoni përkujtimore, mbjell lule e pemë në përvjetoret e foshnjave, si dhe ngre fonde bamirësie në nder të fëmijëve të abortuar.

Shpërndaje në rrjete sociale