Promovohet libri “15 Parimet e Suksesit sipas Behgjet Pacollit”

11:54 | 14 Dhjetorë 2017

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka promovuar librin e tij të radhës “15 parimet e suksesit sipas Behgjet Pacollit”, shkruan arbresh.info

Libri “15 parimet e suksesit sipas Behgjet Pacollit”, është një doracak që duhet ta lexojë gjithsecili që dëshiron të bëhet i suksesshëm.

Në promovimin e librit vetë autori Behgjet Pacolli mbajti një fjalim shumë frymëzues për studentët dhe gjeneratat e reja duke treguar sfidat e tij që ka pasur për të arrit këtë sukses që ka sot.

“Ndihem tepër mirë që jam në mesin e juaj. Mundeni me qenë njerëzit më të suksesshëm dhe me të mirë, u duhet vetëm një minutë të gaboni, aty të gjithë do ta ngritin zërin kundër jush por mos u brengosni se ju do të ngriteni lart mos u demoralizoni për atë se çfarë njerëzit flasin por bazohuni në suksesin e juaj”, tha Pacolli mes tjerash.

Në promovimin e tij ishin të pranishëm edhe rektori i AAB-së Lulzim Tafa i cili bëri hapjen e promovimit të librit.

Ai lavdëroi punën dhe librin e Behgjet Pacollit duke thënë se që në titull të librit tregon se suksesi duhet të mbështete në parime.

Behgjet Pacolli është autor edhe i librit “Nga Sfida në Sfidë” i cili ishte botuar vite më parë dhe mund të lexohet falas në internet./arbresh.info/

Behgjet Pacolli mban ligjëratë me studentë dhe promovon librin më të ri “15 parimet e suksesit sipas Behgjet Pacollit”

Posted by Arbresh.info on Donnerstag, 14. Dezember 2017

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale