Prizren, 14 vjeçarja tentoi të vetëvritet nga ura mbi lumin ‘Drini i Bardhë’, shpëtohet nga një kalimtar rasti

10:01 | 3 Nëntor 2020
Arbresh.info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Prizrenit, saktësisht në fshatin Gjonaj.

Një vajzë 14 vjeçare ka tentuar të vetëvritet, duke u hedhur nga ura mbi lumin ‘Drin i Bardhë’.

Vajza është arritur të shpëtohet duke u nxjerrë nga lumi nga një kalimtar rasti, derisa më pas është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe gjendja e saj është stabile.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe Shaban Osmanollaj nga Policia e Kosovës në Prizren.

“Po rasti ka ndodhur rreth orës 12:50 minuta, ku një 14 vjeçare ka tentuar të vetëvritet, por që nga një dëshmitarë rasti ka intervenuar dhe ka arritur ta nxjerrë atë nga lumi. E njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe gjendja e saj është stabile. Poashtu ajo është kontaktuar edhe nga Qendra Sociale, por që ende nuk dihen arsyet që kanë quar deri në këtë situatë”, tha ai.