Luajtën bashkë tek “Mahmutovitët e Rexhepovitët”, ja si e kujton Adem Mikullovcin aktori Adhurim Demi

15:27 | 15 Shtator 2020

Aktori i njohur dhe politikani Adem Mikullovci ka ndërruar jetë sot në moshën 83-vjecare.

E njëri ndër aktorët që e kujtojnë Mikullovcin është edhe aktori i njohur Adhurim Demi i cili ka luajtur krahë tij në serialin e njohur “Mahmutovitët dhe Rexhepovitët”.

Ai e kujton si një prind të dytë si mësues derisa ka shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë Kosovës për vdekjen e tij.

“Adem Mikullovcin e kujtoj si prind të dytë, si mësues, këshilltar më së pari i shprehi ngushëllimet familjes së Ademit, popullit shqiptar, sidomos Kosovës, kanë ikur shumë artistë të mëdhenj tani shkoj edhe një prej artistëve më të mëdhenj. Me agjën Adem kom punu shumë kohë të gjatë, ai me ka dhënë fazën e dytë të zhvillimit tim si aktor”, ka thënë Demi.

Ndryshe Adem Mikullovci ka lindur në Vushtrri në dhjetor të vitit 1937.

Si aktor ka luajtur në qindra role kryesore dhe dytësore në projekte të ndryshme filmike.

Në vitin 1990 ai ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

Mikullovci hyri sërish në politikë kur u bashkua me Vetëvendosjen në maj të vitit 2017. Në zgjedhjet parlamentare të atij viti ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës./R.Rexhepi/arbresh.info/

Adhurim Demi luajti bashk tek "Mahmutovitët e Rexhepovitët", ja si e kujton Adem Mikullovcin

Publiée par Arbresh.info sur Mardi 15 septembre 2020

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara