Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit në mbledhjen e sotme ka vendosur që të thirr në raportim ish-gjyqtarin për misionin e sundimit të ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Malcom Simmons, raporton arbresh.info.
“Komisioni propozon që takimi të mbahet sa më parë që të jetë e mundur në varësi nga koha e disponushme e zotëri Simmons”, tha anëtarja e këtij komisioni, Donika Kadaj-Bujupi.
Lidhur me këtë dje mbledhja e këtij komisioni filloi dhe mbaroi me përplasje të ashpra në mes deputetëve, të cilët po debatonin lidhur me këtë letër të Simmons.
Letra e bërë publike para disa ditësh në media, thuhet se si fillim kishte arritur në adresën e kryetarit të Komisionit për Legjislacion, deputetit të LDK-së, Shkëmb Manaj, në mesin e verës, por që ai nuk i kishte informuar kolegët për ekzistencën e saj.
Malcom Simmons, i cili dha dorëheqje mes shumë polemikave në vitin 2017, tha se dëshiron të informojë Parlamentin e Kosovës për shkeljet që ai pretendon se pa gjatë kohës që ishte në detyrë. Në atë letër, ish presidenti i gjyqtarëve të EULEX-it , Malcom Simons pretendon që EULEX ka montuar procese kundër krerëve të UÇK-së./arbresh.info/
KQZ: Në përfaqësitë diplomatike lejohet votimi edhe me dokum...
Në prag të Vitit të Ri, Policia e Kosovës shpërndanë dhurata...
Ballkani e mbyll gjysmëstinorin si kampion në Superligën e K...
Vuçiq fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor
KOSTT: 4 blloqe prodhojnë energji 800 megavat në orë, konsum...
Kurti prezanton sistemin raketor antitank “Panzerfaust 3”, m...