Boris Johnson do të përballet me Jeremy Hunt në betejën finale për t’u bërë lider i Konservatorëve dhe kryeministër, pasi Michael Gove është përjashtuar në një margjinë prej dy pas raundit të fundit të votimit të deputetëve.
Figura kryesore e Brexitit, Johnson, fitoi mbështetjen e më shumë se gjysmës së 313 deputetëve Konservatorë në raundin e pestë të votimit në Westminister me një total prej 160, transmeton portali arbresh.info.
Sekretari i Jashtëm, Hunt doli në vendin e dytë me 77 vota kundrejt 75 sa mblodhi sekretari i ambientit Gove.
Pritet që pasardhësi i Theresa May si kryeministër të emërohet deri më 22 korrik./Arbresh.info/
Arrestohet Myftiu i Madh i Jerusalemit, Izraeli miraton hedh...
“Thaçi dhe të tjerët”, paraqitja e provave nga mbrojtja nis ...
Abdixhiku uron familjen Rugova për martesën e Teutës
Kurti dhe Orav flasin për bashkëpunim në kuadër të procesit ...
Spanja, mbështetje për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë...
Arrest shtëpiak ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit dhe ish-dre...