Vonohen projektet kulturor për OJQ dhe individ nga MKRS-ja, shkak pandemia COVID-19

09:08 | 9 Prill 2020 | Elmedina Ballazhi

Me 10 shkurt të këtij viti, Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sporteve kishte bërë thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për projektet kulturore – artistike për Organizatat Joqeveritare dhe Individ për vitin 2020.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit/ Departamenti i Kulturës, pati ftuar organizatat e regjistruara si OJQ (sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për lirinë e asocimit në organizata jo-qeveritare në Republikën e Kosovës apo në shtetin ku është e koncentruar diaspora), si dhe Individët, programi i të cilëve është i fokusuar në fushën e kulturës që të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet-idetë me karakter.

E këto projekt-idetë me karakteri kishin këto pika të aplikimit si;

-Profesional, të cilat me kualitetin e tyre formal dhe përmbajtësor i respekojnë standartet krijuese europiane dhe botërore;

-Promovues, të cilat kanë për qëllim paraqitjen dhe integrimin e artistëve vendor në skenen artistike ndërkombëtare;

Stimulues, të cilat kanë për qëllim evidentimin e talenteve të reja me ide të veçanta kreative;

-Tradicional, përmes të cilave do të promovohen vlerat kulturore;

-Inovativ dhe kreativ, të cilat me formën, përmbajtjen, frymën dhe mënyrën e realizimit të tyre paraqesin risi për ambientin krijues;

-Kritik, të cilat me formën dhe përmbajtjen e tyre nxisin debat dhe diversitet artisitik;

-Projektet lidhur me politikën e diversitetit kulturor.

Po ashtu, MKRS-ja, kishte njoftuar se OJQ-të dhe Individët, në përputhje me këtë ftesë publike  mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre për promovimin e kulturës, në fushat: kinematografi, teatër, muzikë, arte vizuele, industri kreative, diversitet kulturor, diplomaci kulturore, aktivitete letrare, bibliotekari.

Lidhur me projektet se a kanë arritur finalizimin e testimit nga kjo ministri, Osman D.Gashi, Udhëheqës i Divizionit për Komunikim Publikun, në MKRs, ka thënë se stafi i kësaj  ministrie është duke punuar me staf të reduktuar dhe këto projekte janë në fazën e testimit dhe nuk ka një vlerësim final.

“Janë në fazën e testimit,  e për shkak të situatës ne në ministri, dalim me staf të reduktuar, e nuk dalim me staf të plotë, dhe janë duke u vlerësuar më ngadal, dhe ende nuk ka një vlerësim final”, ka thënë Osman D.Gashi, Udhëheqës i Divizionit për Komunikim Publikun, në MKRS.

Ai, gjithashtu ka thënë se në momentin që ndodh ndonjë ndryshim, do të njoftoheni.

“Në momentin që dalin në ndodhin ndryshimet finale, ne i publikojmë dhe i njoftojm edhe mediat”, ka shtuar ai.

Afati për aplikim ishte i hapur 15 ditë punë, që i bije se ka përfunduar më 28 shkurt të këtij viti/E.Ballazhi/arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara