Lutfi Haziri, kryetar i Degës së LDK’së në Gjilan dhe kandidatët për deputet nga radhët e kësaj partie kanë vizituar “Dheun e Bardhë”.
“Masoviteti juaj tregon për fuqinë e koalicionit të LDK’së. Këta ushtarë të mirë po shtohen përditë dhe ne po bëhemi edhe më shumë sepse ushtari i Ibrahim Rugovës është mjeku, mësuesi, kryefamiljari, nënat e baballarët”, ka thënë ai duke dhënë vlerësim edhe për koalicionin rival.
“Dallimi mes koalicionit të LDK’së dhe koalicionit rival është si nata me ditën. Dua ta them edhe këtë në këtë tubim madhështor se LDK nuk është parti e kusherinjve dhe dajve, por e popullit. Për dallim prej tjerëve, në LDK vije në shprehje konkurrenca dhe vlera”, tha kryetari Haziri, për të vazhduar se “jemi bashkuar me partnerët sepse krejt ata janë filozofi e Ibrahim Rugovës dhe votues të LDK’së. Ne kemi bashkuar dijen tonë”, ka thënë ai.
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit