Hykmete Bajrami nga LDK ka shpalosur programin ekonomik duke thënë se ky program përfshin edhe përvojën e punës që i paguhet të rinjve.
“Përvoja e punës për të rinjtë me pagesë nga shteti në sektorin privat dhe publik, kemi një ligj për shërbyesit civilë që thotë se për tu punësuar në sektorin publik nevojiten 2 vjet përvojë pune dhe në fakt kjo k a ricikluar administratën publike”.
“Ligji është në plotësim ndryshim, do të krijohet fond që këta të rinj ta krijojnë përvojën që t’i bashkëngjiten tregut të punës, ndihmon shumë sektorin privat sepse ne bartim koston e një fuqie punëtore që duhet të trajnohet”.
Bajrami që është e ftuar në Magazina Zgjedhore të Klan Kosovës ka folur edhe për programin e LDK-së për lehonat.
“Lehonat, është paraparë pushim prindëror, nëna ose babai mund të kenë një pushim të tillë, 1 vjet, ose e shfrytëzojnë të dy ose njëri për 12 muaj”.
“Pushimi paguhet pjesërisht nga sektori privat, dhe pjesa tjetër nga shteti derisa për nënat e papunësuar, do të paguhen 1 vit gjysmë page minimale prej 210 eurosh”.
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...