Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në hapjen e fushatës në Pejë, ka kërkuar votën e pejanëve duke ju thënë qe Kosova ka nevojë për një qeveri që ju del zot e nuk ju len në ‘lloq’, shkruan arbresh.info
“Ne të gjithë jemi bërë bashkë dhe bashkë do të ecim deri me 11 qershorin sepse atëherë do ta bëjmë ditoren e madhe të të gjithë Kosovës. Qytetaret e Kosovës janë njerëz të mirë që nuk i kanë merituar këtë qeverisje të keqe, ata kanë nevojë për një qeveri që ju del Zot e nuk i len në lloq, kanë nevojë për një lëvizje të re e ajo është Lëvizja Vetëvendosje. Vetëvendosje është mundësia e qeverisja e VV është garancia për këtë. Kur qytetaret4e vendosin vet fiton Vetëvendosja e kur fiton vetëvendosja fiton qytetari”, tha Kurti
Ai ka thënë se VV do ti respektoj të drejtat e serbeve në Kosovë.
“Vetëvendosje do ti respektoj të drejtat e pakicës serbe jo sepse atë e kërkon Serbia por sepse ata janë qytetarë të Republikës së Kosovës’./Arbresh.info
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025
Nafta mbi 200 lekë për litër, ku ndryshon Shqipëria nga rajo...
Irani ironizon me përpjekjet e SHBA-së për armëpushim
E rëndë: Vdes tragjikisht në Gjermani i riu nga Presheva
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...