Kandidati për deputet nga LDK-AKR-Alternativa, Driton Selmanaj, ka thënë se sistemi i drejtësisë përbën një pjesë të madhe të plan-programit qeverisës të këtij koalicioni.
Selmanaj ka thënë që LDK-ja respekton ndarjen e pushteteve dhe se me shumë përkushtim do të implementoj politika që shteti i së drejtës të ketë kuptim.
Tutje ai ka thënë që një nga heshtjet që do t’i ndihmonte sistemit të drejtësisë është edhe Vetingu.
“Sundimi i ligjit përbën një pjesë të madhe të plan-programit të LDK-së. LDK-ja është parti që ka promovua institucionalizim dhe ka qenë e përkushtuar për këtë.
“Depolitizomi dhe dekriminalizimi i institucioneve në përgjithësi është pjesa kryesore e plan-programit tonë. Duhet të kemi një formë të vetingut, që duhet të analizohet mirë se çka na përshtatet neve. Kjo do t’i ndihmonte sistemit të drejtësisë” ka thënë Driton Selmanaj në një interviste ne Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës.
PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë: 21% më...
MASHTI: Nuk kemi njoftim zyrtar për aktakuzë
Një muaj paraburgim për 15 komisionerët e arrestuar në Malis...
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në...
E rëndë në Angli/ Vrau me thikë një 12-vjeçar, adoleshenti p...
Kur rrjetet sociale zëvendësojnë barnatoren: rreziku i produ...